Që nga fillimi i muajit, çmimi i naftës në tregun botëror ka rënë me 14 dollarë

Që nga fillimi i muajit, çmimi i naftës në tregun botëror ka pësuar rënie të vazhdueshme. Disa nga arsyet janë frika lidhur me Kinën, por edhe negociatat për kufizimin e mundshëm të çmimit të naftës ruse nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të këtij muaji, më 4 nëntor, çmimi i naftës nga Deti i Veriut – Brent ishte 98,57 dollarë për fuçi. Aktualisht, kjo naftë për kontratat e dhjetorit po tregtohet me 84.60 dollarë për fuçi. Ditën e hënë, çmimi i naftës ishte vetëm disa cent mbi 80 dollarë për fuçi.

Një rënie e ngjashme në çmim u vu re në indeksin amerikan të naftës WTI. Në fillim të muajit, fuçia e kësaj nafte shitej 92,61 dollarë dhe ditën e martë, më 29 nëntor, shitej me 78,38 dollarë për fuçi.

Rënie e çmimeve është shënuar edhe në indekset e tjera të naftës. Kështu, në kulmin e çmimit këtë muaj, shporta e naftës e OPEC-ut arriti në 97.32 dollarë për fuçi dhe të premten kjo naftë tregtohej me 83.8 dollarë për fuçi./Gazetaere

Kategoritë
Ekonomi