Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri Lamia Elmarin, gruan e tij marokene dhe më pas vrau veten.
Mediet italiane raportojnë se 18-vjeçarja, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën, kurse Sallaku humbi jetën në vendngjarje pasi qëlloi veten me plumb në kokë
Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen. Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.