Qendra Kulturore Islame në Sisak të Kroacisë do të mbajë emrin Recep Tayyip Erdoğan

“Tani e tutje kjo qendër do të quhet Recep Tayyip Erdoğan”, tha kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë, Aziz Hasanoviq.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë, Aziz Hasanoviq, njoftoi se Qendra Kulturore Islame, hapja e së cilës u bë në Sisak, do të mbajë emrin Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Hasanoviq foli me lëvdata për presidentin e Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Kulturore Islame në qytetin Sisak të Kroacisë. Ai i dorëzoi presidentit Erdoğan Çmimin e Nderit Themelues i Bashkësisë Islame të Kroacisë.

Sipas tij, Erdoğan është një ndër personat e rëndësishëm të umetit.

“Jemi krenarë që kemi një derë për të trokitur. Bashkësia Islame e Kroacisë i jep një çmim të veçantë vëllait dhe mikut Erdoğan”, tha ai.

Ai tha se çmime të tilla në historinë 106-vjeçare të institucionit që ai përfaqëson i është dhënë vetëm dy personave.

“Ky është i treti. Çmimet e tjera u dhanë në vitin 1987 në ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame në Zagreb dhe Qendrës Kulturore Islame Rijekë në vitin 2013”, theksoi Hasanoviq.

Hasanoviq theksoi se “është njeriu më i lumtur në botë” që gjendet krah më krah me presidentin Erdoğan.

“Tani e tutje kjo qendër do të quhet Recep Tayyip Erdoğan”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme