Se sa besnikë janë qentë dëshmon një histori nga Argjentina, ku Miguel Guzman vdiq më shumë se shtatë vjet më parë dhe që atëherë qeni i tij Kapiteni flinte mbi varrin e tij çdo natë. Varrezat nuk e mbyllnin derën derisa qeni vinte çdo natë.
Pas varrimit, qeni ishte zhdukur dhe familja nuk mund ta gjente askund. Pas ca kohësh, njerëzit që ishin në varreza një mbrëmje vonë, vunë re se qeni ishte shtrirë mbi varrin e pronarit. Ata kontaktuan kujdestarin në varreza. Ai thirri familjen, e cila erdhi dhe e mori qenin në shtëpi.
Megjithatë, qeni ishte i trishtuar dhe nuk hante shumë, kështu që ata duhej ta çonin çdo ditë në varreza për të ruajtur pronarin e tij të vdekur. Kjo ndodhi për plot shtatë vjet, derisa vetë Kapiteni u largua nga kjo botë.