Qeni më i vjetër në botë festoi ditëlindjen e tij të 31-të

Bobby, qeni më i vjetër në botë, festoi ditëlindjen e tij të 31-të javën e kaluar, raporton CNN.

Ky qen hyri në listën e rekordeve botërore Guinness në shkurt dhe pronari i tij Leonel Costa tha se festimi i ditëlindjes së 31-të të Bobit ishte “shumë tradicional”. Ishin të ftuar mbi 100 persona, të cilët u argëtuan nga një grup kërcimi.

Që nga marrja e titullit, Bobi ka marrë shumë vëmendje. Ai është shëndoshë e mirë pavarësisht moshës, shkon rregullisht për kontrolle, por pronari është i shqetësuar për stresin e shkaktuar nga vizitorët e shumtë.

“Njerëzit po bënin foto dhe atij iu desh të ngrihej e të ulej shumë herë. Nuk është e lehtë për të”, tha Costa.

“Sekreti” i jetëgjatësisë së këtij qeni është në “mjedisin e qetë” në të cilin jeton. Përveç që është qeni më i vjetër i gjallë, Bobi është qeni më i vjetër ndonjëherë, sipas Guinness. Kur lindi, pronari i tij ishte vetëm tetë vjeç.

“Bobi është i veçantë, kur e shikoj më kujtohen njerëzit që kanë qenë pjesë e familjes sonë dhe që fatkeqësisht nuk janë më. Mes tyre janë babai, vëllai, gjyshi dhe gjyshja”, tha Kosta.

Kategoritë
FunTë ndryshme