Qeni shkak që Stallone i dha fund martesës 25-vjeçare?

Duke treguar një tatuazh në shpatullën e tij muskulare, Sylvester Stallone deklaroi disa vite më parë se ai duroi 25 orë agoni për të veshur imazhin e gruas së tij të dashur, Jennifer Flavin. Mirëpo, sot atë vend e ka zënë kafsha e tij, ndërsa letrat e divorcit ka firmosur gruaja e tij.

Flavin thuhet se ka paraqitur kërkesë për “divorc dhe lehtësim të tjera” në Florida më 19 gusht, e cila erdhi vetëm dy ditë pasi Stallone mbuloi një tatuazh të fytyrës së Flavinit në bicepin e tij të djathtë.

Në vend të kësaj, ai vizatoi një tatuazh të qenit të tij, Rottweiler Dwight, të cilin mund ta shohim shpesh në rrjetet sociale të aktorit.

Lajmi se çifti po divorcohet pas 25 vitesh martesë tronditi Hollywood-in, aq më tepër që martesa e aktorit të njohur dhe ish-modelës ishte një nga bashkimet më jetëgjata në botën e të famshmëve.

Ndonëse deri më tani vetëm spekulohej se qeni ishte shkaku i divorcit të tyre, historia bëhet edhe më interesante pasi disa burime të afërta me familjen zbuluan se mund të ishte vërtet kështu. Ndërsa Stallone e adhuron kafshën e tij, burimet shpjeguan se me Flavin ishte e kundërta që në fillim.
Për shkak se ata kanë më shumë qen, Flavin nuk donte një tjetër dhe ishte ashpër kundër tij. Mosmarrëveshja e tyre dyshohet se shkaktoi një sherr të madh, i cili përfundimisht çoi në probleme mes çiftit, të cilat kulmuan me një vendim divorci.

Është ende e paqartë nëse Stallone “ribëri” tatuazhin pasi Flavin i tha atij vendimin apo më parë.

Sigurisht, duket se çifti kishte pikëpamje të ndryshme për kafshët shtëpiake. Aktori i famshëm dikur u ankua se Flavin kishte marrë qenin e tyre të mëparshëm për t’u sterilizuar sepse ajo mendonte se “ngjyra e pjesëve të tij intime nuk shkonte me perdet”.

Stallone, 76 vjeç, pranoi se çifti, të cilët kanë tre vajza Sistine, Scarlet dhe Sophia, me të vërtetë u grindën për qenin, por këmbënguli se ky nuk ishte shkaku i vërtetë i divorcit të tyre.

“Ne nuk u ndamë për një argument kaq të parëndësishëm. Ne thjesht po shkojmë në drejtime të ndryshme. Unë kam respektin maksimal për Jennifer. Unë gjithmonë do ta dua atë. Ajo është një grua e pabesueshme, njeriu më i bukur që kam jam takuar ndonjëherë”, tha Stallone, duke shtuar se ai e do familjen e tij dhe se ata “i zgjidhin problemet e tyre privatisht”.

Megjithatë, kjo nuk i bindi shumë, pasi dyshja festoi 25 vjetorin e martesës tre muaj më parë dhe aktori lavdëroi gruan e tij në një postim në Instagram.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që përfaqëson në jetën tonë kjo grua vetëmohuese, e përkushtuar dhe e duruar. Unë mund të dëshiroj vetëm që të presim edhe 25 vjet të tjera,” shkroi ai në atë kohë.
Jennifer u përgjigj se “mezi pret të kalojë pjesën tjetër të jetës me të”.

Megjithatë, ajo tani theksoi se partneriteti i tyre ishte “ndërprerë në mënyrë të pakthyeshme”, dhe ajo gjithashtu akuzoi bashkëshortin e saj për “shpërdorim” të parave nga fondet e tyre martesore.

Jennifer kërkon gjithashtu që pasuritë që kanë fituar gjatë martesës të “ndahen në mënyrë të drejtë”, por edhe Stallone të largohet nga shtëpia e tyre në Florida, të paktën derisa të zgjidhet divorci dhe ndarja e pasurisë, e vlerësuar në 400 milionë dollarë.

 

Kategoritë
BotaLajme