Qesharake, grupi i 3 deputetëve të Ferizajt e propozojnë një kandidate të dobët, e largojnë për inate Valon Ramadanin!

Një befasi e radhës ka ndodhur në degën e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Ferizaj ku qendra ka vendosur që Valon Ramadani të eliminohet nga gara për kryetar.

Burime të “Indeksonline”, brenda kësaj dege, kanë konfirmuar se ishin tre deputetë (Dimal Basha, Haku Abazi dhe Enver Haliti) që insistuan për moskandidimin e Ramadanit.

Por, befasia nuk ndalet me kaq. Grupacioni i këtyre deputetëve të LVV-së vendosi që kryetare pretendente të jetë një figur aspak e njohur.

Bëhet fjalë për Fatbardha Zogaj-Reka, e cila nuk kishte arritur të bëhet as asamblistë për kuvendin komunal të Ferizajt.

Ndërsa, kujtojmë se Ramadani Degën e LVV-së në Ferizaj e kishte trefishuar me vota.

Ndryshe, deputeti Ramadani kandidaturën për kryetar të Degës e bëri më 16 gusht.

Kategoritë
LajmeVendi