Qeveria britaneze shpenzon miliona për të përkthyer shqiptarët e arrestuar

Përkthyesit për kriminelët dhe të dyshuarit shqiptarë i kanë kushtuar 1.2 milionë paund qeverisë britanike vitin e kaluar, nga 507.000 paund në 2017.

Numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 726 që ishte në vitin 2017.

The Sun shkruan se bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.

Në gusht u raportua se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur.

Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video ku shfaqen një mori parash dhe makinash.

Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion £ për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milion £ e një viti më parë.

Shumica u përdorën për polakët, 3.2 milion paund nga 2.8 pesë vite më parë.

Por në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë.

Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin  nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë £.

Lituanezët patën një faturë prej 805.000 £ dhe rusët 594,000 £.

Alp Mehmet, nga Migration Watch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi.

“Kjo e vë në rrezik serioz sigurinë e qytetarëve”.

Kategoritë
BotaLajme