Qeveria duhet të heqë TVSh-në dhe të marrë disa masa të tjera, nesër mund të jetë vonë

Është gabim strategjik i Qeverisë që po vazhdon më refuzimin në lidhje me:

– Largimin e Akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës.

– Largimin e TVSH -së për produktet esenciale.

– Tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trusti Pensional.

  • Largimin e takses fito-sanitare, për importin e grurit dhe miellit.

– Rritjen e pagave, pensionet dhe ndihmat sociale.

  • mbeshtetja e bizneseve me pako zhvillimore.

Qeveria po vazhdon të neglizhoi krizën ekonomike!

Kiza në Kosovë po thellohet, çmimet po rriten, qytetarët po varfërohen çdo ditë dhe shporta e prodhimeve të konsumit po pakohet, Rinia po ikën, bizneset e vogla po mbyllen për ditë, të tjerë janë në rrugë të falimentimit, papunësia po rritet në mënyrë rrufeshme, ndërsa Qeveria krenohet për rritje të të hyrave kur kjo rritje vjen nga rritja e çmimit në kurriz të qytetarit!!

Është jetike qe të merren vendime te cekura më lartë të cilat sa do pak do ndikojnë ndaj krizës ekonomike.

Nesër mund të jetë vonë!

Kategoritë
LajmeVendi