Zyra për Media e Kryeministrisë ka bërë me dije që Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike ku janë marrë disa vendimet.
Në këtë mbledhje është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë dhe gjithashtu është miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.
Poashtu në mbeldhje është miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.
Në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar edhe Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me këtë përbërje:
Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues;
o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
o Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe
o Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.
Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me këtë përbërje:
o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
o Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;
o Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
o Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.
Gjithashtu ZKM njofton se Qeveria ka miratuar Programin Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027 dhe ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/54 të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1 L.L.C ” .
Dy vendimet e fundi të marra sot jan edhe caktimi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A. në kuadër të funksionit të Operatorit të Tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER) dhe dhënia e pëlqimit për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, me qëllim të realizimin e projektit solar 100 MË në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave.