Qeveria e re serbe, publikohen emrat e ministrave, Daçiç rikthehet në krye të diplomacisë

Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç.

Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.

Branisllav Shashiç, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Informacionit (BIA) do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme të Serbisë. Millosh Vuçeviq, ish-kryetari i Novi Sadit dhe anëtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit, shkruan REL.

Kategoritë
LajmeRajoni