Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri nëpërmjet votimit të shqyrtimit të propozim-vendimit për këtë muze, raporton Ekonomia Online.

Por, kundër këtij vendimi ka dalë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili abstenoi.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion.

“Institucioni do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillojmë procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re. Kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm”, ka deklaruar Çeku.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi