Minatorët e Trepçës për gati tre muaj janë përballur me probleme në ekzekutimin e pagave, pasi që nuk iu janë ekzekutuar pagat për dy muaj radhazi.
Si shkak i mos-marrjes së pagave për kohë të gjatë, minatorët kanë pasur edhe probleme të shumta financiare.
Shumë prej tyre janë detyruar të hyn edhe në borgje, që t’ia dalin jetës së tyre me probleme të shumta ekonomike si shkak i mos-pagesës.
Për këtë arsye, minatorët kanë ndërprerë edhe punën duke hyrë në grevë me kërkesën e vetme atë të pagës.
Pas disa ditëve të mos-punës dhe ngritjes së shqetësimit nga qytetarë, personalitete të shumta e zyrtarë politikë e shtetërorë, Qeveria e Kosovës mori një vendim në lidhje me gjendjen e minatorëve.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 14 gusht mori vendim për ndarjen e katër milionë euro për ndërmarrjen publike Trepça.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes.
Ndonëse vendimi është marrë të mërkurën e javës së kaluar, minatorëve të Trepçës nuk iu është kthyer komplet borgji.
Kryesindikalisti i minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi ka thënë se minatorëve iu kanë dal pagat në gjirollogari bankare vetëm për një muaj.
“Të qershorit kanë dal, po presim me dal edhe të korrikut gjatë këtyre ditëve”, ka thënë Januzi për lajmi.net.
Anipse minatorët janë prapa me paga edhe atë të majit, duket se të njëjtëve nuk iu kompensuan komplet pagat.
E vendimi për ndarjen e 4 milionëve eurove u morë pas paralajmërimit të minatorëve për protestë, e cila u anulua pas këtij vendimi.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka dal me një njoftim se kur do të ekzekutohet edhe paga tjetër për minatorët, edhe pse ata i janë kthyer punës tetëqind metra nën tokë.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, tha se ky vendim është bërë për ta mbështetur ndërmarrjen publike, e cila nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga xehet e nxjerra.
Kryeministri madje nuk la pa thumbuar paksa edhe Bordin e Trepçës, për mos efikasitet.
Ai tha se Trepça ka “tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehet e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, u shpreh Kurti.
Edhe pse ndër vite Trepça u cilësua pasuri e vlefshme e vendit tonë, së fundi kjo ndërmarrje pati probleme të shumta e përfitime të vogla. Minatorët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira, e punë të mëdha nga nëntoka./Lajmi.net/