Qeveria izraelite vazhdon të rrënon shtëpitë e palestinezëve në mënyra të dhunshme

Qeveria Izraelite vazhdon të rrënon shtëpitë e palestinezëve në mënyra të dhunshme

Forcat izraelite kanë rrënuar tre shtëpi të palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe vulosën një tjetër për rrënim

Ushtarët izraelitë të cilët kryen aksionin në rajonin Deyr Ebu Mesal, në perëndim të Ramallahut rrënuan shtëpinë e familjes Usame Ate dhe Bere Ibrahim Salih, të cilët më parë humbën jetën nga ushtria izraelite, ndërsa shtëpia e familjes Adil Ankus është vulosur, raporton AA

Ushtarët izraelitë përdorën municion dhe gaz lotsjellës kundër banorëve të cilët reaguan ndaj rrënimit të objekteve.

Në orët e mëngjesit është kryer aksion edhe në Silvad, në lindje të Ramallahut, ndërsa është rrënuan shtëpia e palestinezit, Islam Hamid.

Ushtarët izraelitë në Jerusalemin Lindor në qershor vranë tre palestinezë të rinj për të cilët pohuan se tentuan të sulmojnë forcat izraelite.

Kategoritë
BotaLajme