Qeveria mohon se Kurti sot u takua me një delegacion të vendeve të QUINT-it

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar se në zyrën e kryeministrit Kurti sot në mëngjes ka shkuar një delegacion i vendeve të QUINT-it me kërkesën që të shtyjë afatin për targat.  

“Ky lajm nuk është i vërtetë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook, derisa ka treguar edhe agjendën e sotme të kryeministrit.

“Agjenda e Kryeministrit gjatë paradites së sotme ka përfshirë vizitën te familja Dehari, homazhet te varri i Astrit Deharit dhe dhurimin e gjakut në zyrën qendrore të LV-së”, tha ai.

Reagimi i tij vjen pas disa raportimeve në media se Kurti këtë mëngjes u takua me një delegacion të vendeve të QUINT-it të përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, ku u tha se Kurti ka refuzuar edhe njëherë kërkesën e tyre për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave në RKS.Përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve sot dhanë dorëheqje nga institucionet e vendit.

Kategoritë
LajmeVendi