Qeveria po punon për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave humanitare, për të hapur rrugë, për të hequr rrënojat dhe për të siguruar lokacione të përshtatshme për të strehuar personat, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan
Qeveria palestineze formoi një “komitet pune” për të mbikëqyrur Rripin e Gazës pas luftës gjenocidale të Izraelit
“Qeveria palestineze, e udhëhequr nga presidenti Mahmoud Abbas, ka vendosur të formojë një komitet pune për të menaxhuar punët e Rripit të Gazës”, tha kryeministri Mohammad Mustafa në një mbledhje të kabinetit, duke shtuar:
“Qeveria po punon për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave humanitare, për të hapur rrugë, për të hequr rrënojat dhe për të siguruar lokacione të përshtatshme për të strehuar personat, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan, në përgatitje për rindërtim gjithëpërfshirës”.
Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit në Gaza filloi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale izraelite ku u vranë më shumë se 47.500 palestinezë dhe ku si pasojë, enklava mbeti në gërmadha.