Qeveria regjistron mbi 2.6 milionë euro të hyra, 71% prej tyre nga tatimet në produkte

Gjatë vitit 2022 janë regjistruar mbi 2 milionë e 622 mijë Euro të hyra të përgjithshme të Qeverisë, prej të cilave 71 për qind të hyra nga tatimet në produkte, raporton teve1.info

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar po ashtu mbi 2 milionë e 623 mijë Euro shpenzime, pjesa më e madhe e të cilave i kanë takuar kontributeve sociale dhe kompensimit të punëtorëve.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 622.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme ishin 2 623.8 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (25%); kompensimi i punëtorëve (24%); subvencionet (15%); konsumi i ndërmjetëm (14%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, këto të dhëna janë publikuar në kuadër të Llogarisë Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022.

Kategoritë
LajmeVendi