Qeveria shpërndan kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku mes vendimeve të tjera, ka vendosur edhe për shpërndarjen e kuvendeve komunale në komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas njoftimit, kuvendet janë shpërndarë për shkak të jofunksionalitetit  dhe pamundësisë së ushtrimit të kompentecave ligjore.

“Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore”, thuhet në njofitm.

Më herët, Gazeta Expres përmes burimeve, raportoi për mundësinë e shpërndarjes së kuvendeve komunale të të dy komunave të sipërpërmendura dhe që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta shpall datën a mbajtjes së zgjedhjeve.

Pas situatës së tensionuar politike, kryetarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje duke paralizuar kështu funksionimin e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut. Situata shfaqet më e rënduar në Kuvendet Komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, nga ku janë larguar shumica e asamblistëve serbë
Kategoritë
LajmeVendi