Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të mbyllet rrjeti social Tik Tok
Ajo shtoi se do të ketë edhe monitorim të shkollës dhe të parametrit të sigurisë me kamera inteligjente. Gjithashtu, ministrja deklaroi se do të dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë.
“Shumica e prindërve janë pro mbylljes së Tik Tok. Janë edhe për aksesin e kufizuar të adoleshentëve në rrjetet sociale, pasi ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve. Bota virtuale shpesh shfaq edhe probleme. Përmes një planit të ri, ne synojmë që të rrisim sigurinë në shkollë dhe jashtë saj”.