Qeveria themelon Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend. Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 do të ketë këtë përbërje:

  1. Dr. Arben Vitia, Kryesues;
  2. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Zëvendës kryesues;
  3. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar;
  4. Mehdi Sejdiu, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, anëtar;
  5. Prof. Dr. Naser Ramadani, anëtar;
  6. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), anëtar;
  7. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), anëtar;
  8. Ministria e Drejtësisë (MD), anëtar;
  9. Ministria e Mbrojtjes (MM), anëtar;
  10. Ministria e Shëndetësisë (MSH), anëtar;
  11. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), anëtar;
  12. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), anëtar;
  13. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), anëtar;
  14. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), anëtar;
  15. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), anëtar;
  16. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), anëtar;
  17. Ministria e Ekonomisë (ME), anëtar;
  18. Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), anëtar;
  19. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), anëtar;
  20. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, anëtar;
  21. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, anëtar;
  22. Policia e Kosovës, anëtar;
  23. Këshilli për Siguri, anëtar;
  24. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, anëtar;
  25. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), anëtar;
  26. Inspektorati i Tregut / (MINT), anëtar;
  27. Ftohet ta dërgoj një përfaqësues, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, anëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë do të caktojë Sekretariatin e Komitetit, ndërsa ky komitet obligon Komunat që të themelojnë nën komitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë tjera do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19.

Kategoritë
LajmeVendi