Qiproja Greke planifikon shpime të reja në Mesdhe

Ministrja e Energjisë e Administratës së Qipros Greke, Natasa Pilides tha se në kuadër të aktiviteteve për kërkimin e gazit, vitin e ardhshëm kanë planifikuar shpime të reja në zonat ‘Aphrodite’ dhe ‘Zeus 1’

Ministrja e Energjisë e Administratës së Qipros Greke (GCA), Natasa Pilides tha se në kuadër të aktiviteteve për kërkimin e gazit, vitin e ardhshëm kanë planifikuar shpime të reja në zonat ‘Aphrodite’ dhe ‘Zeus 1’ dhe se një skenar real për prodhimin e gazit natyror nga zona ‘Aphrodite’ tregon për vitin 2027

Sipas lajmeve në shtypin qipriot grek, thuhet se në një prezantim të bërë për anëtarët e Komisionit Financiar të Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros Greke lidhur me buxhetin e ministrisë, Pilides ka thënë se brenda vitit 2023 do të kryhet shpim i ri në zonën ‘Aphrodite’ dhe se ndryshimi i këtij shpimi është edhe formimi i infrastrukturës së prodhimit.

“Përpunimi në aspektin tregtar i gazit natyror nga zona ‘Aphrodite’ do të jetë i mundur deri në vitin 2027”, deklaroi Pilides e cila ka shprehur se shpimet në zonën ‘Zeus 1’ do të kryhen brenda vitit të ardhshëm.

Ajo vuri theksin se me vizitën që lideri i Administratës së Qipros Greke, Nikos Anastasiades ka planifikuar më 9 nëntor në Izrael presin që të zhvillohen bisedime lidhur me konsorciumin e licencuar të fushës ‘Aphrodite’.

Më tej ministrja Pilides shtoi se në vizitën në fjalë mund të sigurohen bisedime pozitive mbi mosmarrëveshjen për fushën e gazit ‘Isaiah’ dhe shpresojnë se përparimi i shënuar deri më sot në marrëdhëniet mes Qipros Greke dhe Izraelit nuk do të prishet pas zgjedhjeve në Izrael.

Kategoritë
BotaLajme