‘Quo Vadis Aida?’ shpallet filmi më i mirë në Çmimin Evropian të Filmit

Filmi i Jasmila Zhbaniqit gjithashtu fitoi çmimin për regjisorin dhe aktoren më të mirë.

Fituesi i 34-të i Çmimit Evropian të Filmit të shtunën u shpall “Quo Vadis, Aida?”, duke u zgjedhur si filmi më i mirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Filmi i Jasmila Zhbaniqit, i cili tregon historinë e gjenocidit në Srebrenica, mori edhe dy çmime të tjera në ceremoni.

Zhbaniq fitoi çmimin për regjinë më të mirë ndërsa, Jasna Duriçiq u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në film.

Regjisorja ia kushtoi çmimin nënave dhe grave të Srebrenicës, si dhe baballarëve, grave dhe djemve të vrarë.

Aktori më i mirë u shpall Anthony Hopkins për rolin e tij në “The Father”, kurse skenarin më të mirë e fituan Florian Zeller dhe Christopher Hampton.

Komedia më e mirë u zgjodh “Ninjababy”, me regji të Yngvild Sve Flikke.

“Fleet”, me regji nga Jonas Poher Rasmussen, u vlerësua për dokumentarin më të mirë dhe animacionin më të mirë, ndërsa regjisorja daneze Susanne Bier u nderua për kontributin e saj në kinemanë evropiane në mbarë botën.

Ceremonia e organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Çmimet e Filmit Evropian konsiderohen si “Oscar-i i Evropës”.

Kategoritë
Kulturë