Qytetarët të shqetësuar për stacionet e autobusëve, nuk ka ulëse e kabina

Të nxehtin e madh po e shmangin në këtë mënyrë.E disa prej tyre vendin për t’u ulur po e gjejnë në hapsira jo të përshtatshme.

Këto janë disa nga mënyrat se si qytetarët e Prishtinës po gjejnë zgjidhje derisa po presin autobusët e trafikut urban.

Problemin me të cilin po përballen çdo ditë, kryeqytetasit po e shohin mjaft shqetësues e për të po kërkojnë zgjidhje të shpejtë.

E se pse në disa prej stacioneve në kryeqytet nuk ka ulëse dhe kabina, po japin shpjegim nga Komuna e Prishtinës.

Por,edhe ato stacione të cilat kanë ulëse, po konsiderohen të pamjaftueshme.

Edhe këtë, thonë ta kenë parasysh drejtoria e  Shërbimeve Publike në kryeqytet.

Ndyshe Komuna e Prishtinës bën të ditur që në modelin e ri që do të implementohet do të jenë 150 pritore në gjithë kryeqytetin.

 

Kategoritë
LajmeVendi