Qytetari duke shtyrë veturën mes ujit, pamje nga stuhia që goditi Prishtinën (VIDEO)

Një stuhi me breshër e shi ka goditur sot kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Për pasojë, disa rrugë e lagje janë vërshuar nga ujërat që s’janë përpirë nga rrjeti i drenazhimit e kanalizimit të kryeqytetit.

Një qytetar ka publikuar disa fotografi e video nga stuhia që për disa minuta ia ndryshoi pamjen Prishtinës.

Në pamjet e bëra publike nga Bekim Shehu, shihen rrugët e përmbytura nga uji, përderisa një qytetar shtyn veturën e tij mes ujërave./

Kategoritë
LajmeVendi