Qytetari është përleshur me 4 hajdutë të cilët tentuan t’i vidhnin makinën (Video)

Katër burra nga Connecticut tentuan të vidhnin një makinë para një shtëpie në këtë shtet, por u penguan nga pronari i cili vendosi të luftojë deri në fund për makinën e tij.

Pamjet nga kamera e vëzhgimit treguan se katër kriminelët kanë parkuar jo shumë larg shtëpisë para së cilës ndodhej makina. Njëri prej tyre arriti te makina dhe arriti të hapte derën.

Në atë moment pronari ka dalë nga shtëpia dhe ka nxjerrë nga vetura hajdutin dhe më pas ka ndodhur një sherr. Shumë shpejt hajdutit i janë bashkuar edhe tre “kolegë” të cilët ndodheshin në makinë dhe tentuan të pamundësonin pronarin e mjetit.

Pronari i mjetit edhe pse në numër nuk hoqi dorë nga përleshja me hajdutët dhe në fund u dha rezultat, duke qenë se pas pak minutash hajdutët ikën duke i lënë gjërat në dysheme.

“Hajdutët ikën kur dikush nga shtëpia bërtiti për të thirrur policinë. Pas kësaj, ata hipën në një makinë dhe u larguan”, raporton Fox News.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka lëshuar urdhër për të dyshuarit. Një nga punonjësit e policisë, duke komentuar pamjet nga kamera e vëzhgimit, tha se e gjithë situata mund të kishte shkuar keq.

“Falë Zotit që ai nuk u lëndua seriozisht. Ne shohim shumë incidente të tilla në të gjithë vendin dhe njerëz që vendosin të ndërhyjnë, dhe hajdutët mund të kenë një armë në atë kohë,” tha oficeri Jeffrey Foss-Rugan.

 

Kategoritë
BotaLajme