Qytetari në Vlorë e tërheq qenin zvarrë me veturë

Sot gjatë ditës, Sazan Guri ka publikuar pamje të rënda në profilin e tij në Facebook.

Bëhet fjalë për një video, ku shihet se një qen tërhiqet zvarrë me veturë nëpër rrugë.

“Mjafton nje barbar i tille, si kjo pamje dje ne Vlore dt 08. 08. Ora 10 e 30, te rrethrrotullimi i Babices ne bypasin e Vlores, te na beje te quhemi tre milione barbare, mjafton nje katil i tille, me qenin me te dashur ne bote golden retriever, te na nxije zemrat e bardha te 3 milon shqiptareve. Ne ferr do e kesh shpirtin o hosana o baraba qe sdo te dal edhe kur te te lidhin pas krevatit te burgut. Takohemi ne gjyq bashke, merre betim, biles edhe gjyqtarin apo prokurorin nese do thone si ngahera se nuk kemi prova. Kush i bashkohet kesaj kauze te shprehet hapur dhe i vendisur”, ka shkruar Guri.

 

 

Kategoritë
LajmeRajoni