Qyteti Vrbovsko në Kroaci u ofron toka falas atyre që shpërngulen këtu

Qyteti Vrbovsko në Kroaci prej vitesh ka dhënë stimuj të ndryshëm për të rikthyer banorët e larguar dhe tani ata planifikojnë t’i japin tokë falas në shfrytëzim të gjithëve që vendosin të shpërngulen në këtë vend në Qarkun Primorje-Gorski Kotar.

Në fillim, qyteti do ta ndante tokën vetëm për përdorim dhe ata që do të ndërtojnë një shtëpi në të brenda tre viteve, përfundimisht do t’ia transferojnë atë personit.

Shefja e drejtorisë administrative të qytetit të Vrbovsko, Marina Tonkoviq, thotë se shtëpitë mund të përdoren për banim, por se do të lejohen të përdoren edhe për qëllime turistike. Gjithashtu, nuk ka kufi moshe për marrjen e tokës.

“Ne besojmë se njerëzit mund të fillojnë të ndërtojnë një shtëpi edhe në të pesëdhjetat dhe gjashtëdhjetat e tyre,” tha Tonkovishçeva.

Domethënë, Vrbovsko dikur mbushej me jetë, por situata po ndryshon papritur. Ndodhet jo shumë larg kufirit me Slloveninë dhe çdo dhjetë vjet humb një mijë banorë.

Neven Shuliç nga Vrbovsko thekson se ky vend po “vdes”, se gjithnjë e më shumë të rinj po largohen dhe se kjo masë do të kontribuonte në krijimin e më shumë vendeve të punës.

Masa e re me tokë të lirë fillon tashmë në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan Danas.hr.

Kategoritë
Të ndryshme