Rabini ultra-ortodoks kërkon që arabët ta sundojnë Izraelin

Dov Landau pohoi se ushtarët izraelitë vdiqën në sulmet në Rripin e Gazës sepse rabinët sionistë “u mësuan atyre një Torah të shtrembëruar”

Një nga rabinët e njohur në Izrael, Dov Landau tha se dëshiron që Izraeli të qeveriset nga arabët, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në mediat lokale, një nga rabinët e rëndësishëm të hebrenjëve ultra-ortodoksë, Landau, ka shënjestruar sionistët fetarë.

Landau pohoi se ushtarët izraelitë vdiqën në sulmet në Rripin e Gazës sepse rabinët sionistë “u mësuan atyre një Torah të shtrembëruar”.

“(Rabinët) Sionistët menduan se mund të shpëtonin popullin hebre, por ata sollën jo vetëm fatkeqësi shpirtërore, por edhe fizike për popullin hebre. Arabët kurrë nuk na kanë urryer kaq shumë”, theksoi Landau duke fajësuar rabinët sionistë.

Landau propozoi që Izraeli të sundohej nga arabët. “Koha kur sundonin arabët këtu ishte shumë e mirë, koha kur sundonin arabët ishte më e mira, ata na respektonin, nuk ndërhynin (te ne)”, theksoi rabini ultra-ortodoks.

Kategoritë
BotaLajme