Rada Trajkoviq: Përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe meje është e Aleksandar Vuçiqit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se për shkak të angazhimit të saj politik, fëmijët e saj kanë filluar të marrin kërcënime edhe përmes rrjeteve sociale dhe se është identifikuar lokacioni nga i cili janë dërguar.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar. Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe meje është e Aleksandar Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo shtoi gjithashtu se situata në Kosovë është alarmante dhe se presidenti serb “Vuçiq i dha krizës një dimension shtesë, edhe më të rrezikshëm”.

Trajkoviq ka folur për kërcënimet që ka marrë më herët në media dhe siç ka thënë ajo, kërcënimet janë intensifikuar pasi ka pranuar të jetë këshilltare e Nenad Rashiqit, ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti emëroi Rashiqin ministër për komunitete dhe kthime pasi ministri i mëparshëm nga Lista Serbe, me ftesë të autoriteteve në Beograd, dha dorëheqje për shkak të problemeve me targa./Gazetaere

Kategoritë
LajmeRajoni