Raketa antianije e Türkiyes, Atmaca, kryen me sukses testin e qitjes nënujore

“Industria turke e mbrojtjes po ecën përpara për një të ardhme plotësisht të pavarur në tokë, ajër dhe det”, tha Sekretari i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, Haluk Görgün

Raketa e projektuar dhe prodhuar në Türkiye, Atmaca, ka përfunduar testin e parë të qitjes nënujore, njoftoi sot Sekretari i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, Haluk Görgün, transmeton Anadolu.

“Atmaca, shpata prej çeliku e Atdheut Blu, tani do të godasë objektivin e saj nga nën det”, tha ai në X.

“Kemi konfirmuar aftësinë e gjuajtjes me raketa të orientueshme nënujore, të cilën e posedojnë vetëm disa vende në botë, me testin e sotëm të gjuajtjes të Atmacas. Atmaca, e cila u gjuajt nga nëndetësja, përfundoi me sukses ‘fluturimin’ e saj”, tha Görgün.

“Industria turke e mbrojtjes po ecën përpara për një të ardhme plotësisht të pavarur në tokë, ajër dhe det”, shtoi ai.

Atmaca u projektua midis viteve 2009 dhe 2018 nga firma turke e mbrojtjes Roketsan dhe hyri në inventarin e ushtrisë turke në 2021.

Raketa u projektua si raketë antianije me precizion të lartë e zhvilluar për të përmbushur kërkesat operacionale të luftës në sipërfaqe dhe mund të përdoret në anije patrullimi të shpejtë, fregata dhe korveta.

Me testin e qitjes, ajo fitoi aftësinë për t’u gjuajtur nga nëndetëset dhe për të goditur objektivat nën ujë.

Kategoritë
BotaLajme