Ivan Rakitic do të rikthehet në futbollin evropian. Mesfushori i njohur pritet të jetë transferimi i radhës për gjiganti kroat, Hajduk Split.
Rakitic ka pranuar të heq dorë nga një shumë e majme e parave tek Al Shabaab për të provuar veten për herë të parë në futbollin kroat.
Rakitić tashmë i ka zgjidhur të gjitha çështjet kontraktuale me presidentin Bilić dhe drejtorin sportiv Kalinić , kështu që tani na mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga dy skuadrat.
Ish-ylli i Schalkes, Sevillës e Barcelonës do të jetë nën urdhërat e Gatussos te skuadra e madhe kroate.