Rama i përgjigjet Bullgarisë: Miq! Hiqni VETO-n ose më duroni mua

Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit.Rama në reagimin e tij shprehet se njësoj siç ka Bullgari problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Merreni qetë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama në Twitter.

Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj shkruante se pret që Rama  të marrë parasysh mjetet e  tij shprehëse dhe të flasë me një gjuhë që i përshtatet një politikani.

Kategoritë
LajmeRajoni