Rama i ulur në shkallë pas hapjes së negociatave/ Berisha e ironizon me foto-montazhin për kanabisin: Me bimën e zemrës

Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes një foto-montazhi duke i vendosur në duart e tij një bimë kanabisi.

Berisha ka marrë foton e kryeministrit Edi Rama teksa gjendet i ulur në shkallët  e godinës në Bruksel pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare ku Bashkimi Evropian hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në atë që Rama e ka cilësuar ‘Foton e Ditës’, Berisha e shoqëron foto-montazhin me dixhiturën “me bimën e zemrës”, ku Rama mban në dorë një bimë kanabisi.

Ndërkaq, më herët, Edi Rama ishte i pranishëm në Bruksel ku mori pjesë në Konferëncën Ndërqeveritare së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ku u njohën nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe nisjen e një kapitulli të ri të Shqipërisë në raport me Unionin.

Kategoritë
LajmeRajoni