Rama krah kryeministres finlandeze: Ballkani është një hallkë e dobët, ajo që ndodh në Ukrainë mund të vijë këtu

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Ballkani është një hallkë e dobët dhe delikate dhe një ditë mund të jetë i rrezikuar nga Rusia.

Krah kryeministres së Finlandës, Sanna Marin,  Rama tha se ajo që po ndodh sot në Ukrainë, nesër mund të ndodhë diku tjetër.

Rama: Kur një vend tjetër nxirrte bishta për politikën e brendshme unë përdorja Finlandën e thoja si ka mundësi që nuk i ka këto probleme me ne megjithëse është vendi me standardet më të larta të transparencës. Ju jam mirënjohës.

Nëse së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë, Finlanda ka shumë për të treguar neve dhe të gjithë të tjerëve pasi për shkak të historisë dhe pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresiorin dhe natyrën e tij, pasi ka nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë. Mendoj që ka një zë shumë të respektueshëm se sa e rëndësishme është rezistenca dhe cila është lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe nëser mund të vijë këtu.

Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye Finlanda ka shumë për të treguar këtu.

Kategoritë
LajmeRajoni