Kryemiistri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur mesazhin e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell I cili teksa uroi Pavarësinë e Kosovës, theksoi mungesën e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçit, në festën në Prishtinë.
“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkruan Grenell duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.