Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vucicit’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në New York, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm, transmeton Gazeta Metro.

Rama në Facebook me ironi ka shkruar se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vucic.
Kryeministri shqiptar ka thënë se iu dërgon të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vucicit”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi