Rama: Ndërtuesit milionerë të harrojnë të korruptojnë gjykatësit, nëse nuk i dhuroni ndërtimet pa leje do shuheni si aktorë ekonomikë

Kryeministri Edi Rama u tregua mjaft i qartë dhe i prerë ndërsa fliste me Drejtuesit e Lartë të Policisë, duke iu bërë thirrje ndërtuesve që të para blejnë ndërtimet pa leje ose t’i dhurojnë ato.

Ai tha se ndërtuesit në Tiranë apo kudo tjetër të harrojnë se do të korruptojnë gjyqtarët, pasi nëse e bllokojnë pronën do të shuhen si aktorë ekonomikë.

“Nëse këta shkelës milionerë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar siç ka ndodhur në disa raste, një gjë është e sigurtë ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do të shuhen si aktorë ekonomikë, do të kenë pasoja shumë më të rënda, sesa konfiskimi që ja kanë marrë tokës apo qiellit. Boll më ndërto me teorinë, korrupto policin, inspektorët dhe në fund futi një legalizim fitimeve marramendëse në rrugë të paligjshme. Nuk do ketë më kurrë legalizim të kateve me qëllim përfitimi. Shtesat e ndërtuara pa leje vetëm mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk para blihen apo dhurohen. AMP duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e Policisë ku janë ndërtuar këto ndërtime pa leje. Del që në Tiranë janë ndërtuar pallate pa leje, dhe natyrisht shefi i komisariatit në atë zonë nuk ka më mundësi te jetë shef Komisariati. Ai palat ose do të shembet ose do të konfiskohet. Ne nuk jemi kujtuar sot, jemi kujtuar që ditën e parë që kemi ardhur në detyrë”, tha Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni