Rama në Samitin e NATO’s: Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në Samitin e NATO’s që po mbahet në Madrid, ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe, shkruan Gazeta Metro.

Rama përmes një cicerime në Twitter ka bërë të ditur se ka kërkuar nga vendet e NATO’s që edhe Kosova që të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

“Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën…Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj,arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal,duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s “, ka shkruar Rama në Twitter./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni