Nga 1 marsi, do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët në Shqipëri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar, Edi Rama është shprehur se vendimi është marrë që në 9 janar.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët”.
“Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama.