Rama rizgjidhet zëvendëspresident i Internacionales Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste.

Lajmi është dhënë nga Damian Gjiknuri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet Rama duke mbajtur fjalimin në takimin e socialistëve evropianë.

Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste ia besoi detyrën e presidentit, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez.

Kategoritë
LajmeRajoni