Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enjten në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Në këtë takim Von Der Leyen pritet që t`ju paraqesë një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Europian.