Kryeministri Edi Rama publikoi statistikat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, që sipas të cilave ai tha se turistët shpenzuan 4.5 mld euro gjatë 2024 në Shqipëri.
Në përgjigje të komenteve online Rama tha se turizmi është një industri kyçe për ekonominë shqiptare, që gjeneron miliarda euro dhe hap mijëra vende pune.
“Në Shqipëri pesha e turizmit për 2024 është 26 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 përqind e totalit. Shpenzimet e turistëve të huaja në 2024 ishte 4.8 mln dollarë. 278 mijë të të punësuar në këtë sektor. Më the turizëm 2-3 mujor. Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali. Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë”, u shpreh Rama.
“Është një lëvizje e tërë ekonomike, janë ata që prodhojnë ushqim, gjithfarëlloji gjërash e shërbimes për keta thuajse 12 milion njrëz që kalojnë këtu, janë masivisht turistë që rrijnë dhe shpenzojnë këtu. Nga kjo ka ardhur edhe rritja e pagave në sektoret e turizmit”, shtoi kryeministri.