Rama ua përsërit ukrainasve: Morët statusin, ilaç për depresion, por mos krijoni iluzione

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me statusin kandidat që iu dha Ukrainës dhe pengesës që Bullgaria vendosi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Krah kancelarit austriak, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE” austriak, Rama tha se është i lumtur për statusin e Ukrainës, por i sugjeroi popullit ukrainas të mos krijojë shumë iluzione.

Rama: Kjo pjesë e botës është shumë e pasur dhe t’u thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë çmimet e larta, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç’mund të them. Në cepin tonë të botës dhe meqë ra fjala ajo është e rrethuar nga kufijtë e BE. BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë ë hartave që ka dy kufij. Një të brendshëm dhe një të jashtëm. Dhe në mes është kjo copëz bote që quhet Ballkan për të cilën besoj se Austria është mes të paktëve që ka një ide të qartë dhe viyion. Austria kurrë nuk na ka tradhtuar. Nuk vlen e njëjta gjë për të tjerët. Ajo që ndodhi me Bullgrinë ishte simboli se si zgjerimi është transformuar në një mjet për të marrë peng shtetet e tjera për hir të problemeve të brendshme. Jemi shunmë të lumtur që Ukraina mori statusin, por ukrainasit mos të krijojnë shumë iluzione. Morën një ilaç për depresionin, por duhet të përballen me realitetin që po përballet Maqedonia e Veriut.

Kategoritë
LajmeRajoni