Ramabaja fton protestë për nesër kundër Asociacionit

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka ftuar për nesër protestë kundër Asociacionit të komunave me shumicës serbe.

Ai ka thënë se imponimi i Asociacionit është “një kronikë e luftës së re të paralajmëruar shqiptaro-serbe.

”Jo BKS-së”, shkruan Ramabaja në Facebook.

“Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00  – të gjithë në SHESH”, fton ai.

Tema e Asociacionit të komunave serbe është rihapur sërish dhe po i kërkohet Kosovës që ta themelojë atë

Kategoritë
LajmeVendi