Ramush Haradinaj deklaron mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme

Kryetari i AAK-së përveç funksionit si kryetar i subjektit dhe atij të deputetit ai është edhe themelues dhe bashkëpronar i një firme ndërtimore.

Haradinaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar si pasuri të paluajtshme tri shtëpi, një vilë, një apartament dhe dy toka. Një shtëpi familjare e ka në pronësi të përbashkët poashtu edhe një tokë kodrinore dhe një vilë.

E gjithë pasuria e paluajtshme e ish-kryeministrit Haradinaj kap vlerën e 1 milion e 64 mijë e 300 euro raporton Gazeta Express.

Para të gatshme në bankë Haradinaj ka deklaruar se 24 mijë e 327 euro.

Kategoritë
Lajme