Ramush Haradinaj shkon për ta ngushëlluar Halil Kastratin të cilit i vdiq motra

Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek Halil Kastrati, të cilit i vdiq motra disa ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se ishte i shoqëruar me kolegë nga Aleanca.

“Bashkë me kolegë nga Aleanca dhe miq, i shprehëm ngushëllimet tona më të sinqerta mikut tonë, Halil Kastrati, për shkuarjen në amshim të motrës së tij, Nashides”, ka shkruar kreu I AAK-së.

Kategoritë
LajmeVendi