Klubet e futbollit anglez kryesuan shpenzimet dhe fitimet në transferimet ndërkombëtare, me shpenzime totale prej 1,88 miliardë dollarësh dhe të ardhura prej 1,34
Klubet e futbollit në mbarë botën shpenzuan gjithsej 8,59 miliardë dollarë për tarifat e transferimeve ndërkombëtare në futbollin profesionist për meshkuj vitin e kaluar, sipas Raportit Global të Transferimeve të FIFA-s 2024, i cili u publikua të enjten.
“Një rekord i të gjitha kohërave prej 78.742 transferimesh lojtarësh ndërkombëtarë u përfundua në vitin 2024 në futbollin profesionist dhe amator të meshkujve dhe femrave. Pasi shpenzimet e klubeve për tarifat e transferimeve vendosën një rekord të ri në 2023 (9,66 miliardë dollarë), shpenzimet totale ishin më të ulëta në 2024 (8,59 miliardë dollarë), por ende më shumë se 15 për qind mbi rekordin e mëparshëm të vendosur në 2019 (7,33 miliardë dollarë)”, thuhet në raportin e organizatës botërore të futbollit.
Raporti thekson se klubet e futbollit anglez kryesuan shpenzimet dhe fitimet në transferimet ndërkombëtare, me shpenzime totale prej 1,88 miliardë dollarësh dhe të ardhura prej 1,34 miliardë dollarësh.
“Pothuajse 40 për qind e të gjitha shpenzimeve të transferimeve në futbollin profesionist për meshkuj përbëhet nga 2,5 përqindëshi i transferimeve më të larta, të cilat përfshinin tarifa prej të paktën 20 milionë dollarësh për transferim”, thuhet në raport.
Sipas Raportit Global të Transferimeve të FIFA-s, klubet braziliane kanë regjistruar numrin më të madh të transferimeve në vitin 2024, me 1.102 marrëveshje hyrëse dhe 1.113 dalëse.
“Numri i klubeve që shpenzuan para për transferimet hyrëse vazhdoi të rritet, duke arritur një rekord prej 1.100 klubesh në 2024. Në mënyrë të ngjashme, numri i klubeve që kanë pranuar një tarifë transferimi për të paktën një transferim në dalje, gjithsej 1.378, gjithashtu është një rekord i ri”, thuhet në raport.
– Futbolli i femrave shënoi shpenzime rekord prej 15.6 milionë dollarë
Në vitin 2024, investimet në futbollin profesionist të femrave arritën lartësi të reja, me shpenzimet totale të transferimeve që arritën një rekord prej 15,6 milionë dollarësh – mbi 2,5 herë më shumë se shuma e shpenzuar në vitin e mëparshëm.
“Gjithsej 695 klube u përfshinë në transferime ndërkombëtare (+11,6 për qind), me 109 prej këtyre klubeve që shpenzuan para për të paktën një transfertë hyrëse (+23,9 për qind) dhe 124 klube që kanë pranuar tarifa transferimi për transferime dalëse (+27,8 për qind)”, tha FIFA në raportin e saj.
Organizata tha se për të gjashtin vit radhazi, transferimet ndërkombëtare në futbollin profesionist të femrave u rritën me 20 për qind në vazë vjetore, tani më shumë se trefishi i shifrës së regjistruar në vitin 2018, kur FIFA filloi gjurmimet për herë të parë.
– Klubet angleze kanë shpenzuar më së shumti për transferimet hyrëse:
– | Vendi | Shuma ($) |
1 | Angli | 1,88 miliardë |
2 | Francë | 995 milionë |
3 | Itali | 938 milionë |
4 | Spanjë | 762 milionë |
5 | Gjermani | 725 milionë |
6 | Arabi Saudite | 465 milionë |
7 | Brazil | 353 milionë |
8 | Portugali | 310 milionë |
9 | SHBA | 237 milionë |
10 | Türkiye | 198 milionë |
miliardë dollarësh, thuhet në raportin e FIFA-s.