Raportimet për pezullimin e grantit për dajën e Fitore Pacollit ka bërë që të reagojë kryetari i forumit rinor të LDK-së, Paris Guri.
Guri përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve të Kosovës.
Ai kërkoi që të anulohet edhe granti i vëllait të Fitore Pacollit.
“Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka HAJNI, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë ANULIMI.
Hajde tash mas dajës anuloja edhe vllaut të Fitorës.
Ne si LDK nuk do të ndalemi dhe do ti shkojmë deri nfund kësaj pune. Ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT”, shkroi Guri.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka hapur “kuletën e Ministrisë” në muajt e fundit të mandatit të tij, duke ndarë shuma të majme. 100 mijë euro në formë granti i janë dhënë vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit për një shtallë, e 50 mijë tjera i janë ndarë një bashkëpartiaku të tij për ndërtimin e disa villave.
Pas Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi Fitore Pacolli, edhe një tjetër familjar i saj është shpërblyer me grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.
Ministria e Pecit raportohet se ia ka ndarë ndarë 100 mijë euro dajës së saj, Sylejman Islamit. /Reporteri.net