Raportoi rrejshëm se iu grabitën me dhunë 3 500 euro, inicohet kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit në Shtime

Është inicuar kallëzim penal ndaj A.G, 48-vjeçar për veprën penale ‘lajmërim, apo kallëzim i rremë’.

48 vjeçari, më datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.

“Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet. Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila”, thuhet në komunikatën e PK’së.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës , rreth orës 15:00 , ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm.

Me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme.

 

Kategoritë
LajmeVendi