Raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, viziton urën mbi Ibër

Pas takimeve me përfaqësues politik të komunitetit serb, Terras nuk ka pranuar të flas para mediave.

Gjatë ditës ai do të vizitojë edhe kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, ku ndodhi sulmi i 29 Nëntorit.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon takime të mbyllura me përfaqësues politik të komunitetit serb.

Takimet po mbahen në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Pas takimeve, Terras do të vizitojë edhe fshatin Varagë, të Zubin Potokut, për të parë nga afër kanalin e Ibër – Lepencit që ishte cak i sulmit të 29 Nëntorit.

Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë  pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./rtk

Kategoritë
LajmeVendi